Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, përmes një postimi në profilin e tij ka bërë me dije se Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, prej sot është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ja postimi i plotë i Kadri Veselit:
Adem Demaçi nuk u mposht asnjëherë. Ishte frymëzuesi më i madh për ne, brez pas brezi, në idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit. Bashkimin e shqiptarëve e kishte ideal jetësor, saqë edhe djalit ia kishte lënë emrin Shqiptar.
Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës sonë kombëtare, një prej kirurgëve më të shquar, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Shqiptari është i përkushtuar që energjinë e tij ta drejtojë në shëndetësi dhe ambient.
Ne jemi krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit. Ne jemi krenarë që Shqiptar Demaçi, profesionist dhe personalitet shumë i respektuar, u bashkua me ne.