Kombëtarja shqiptare e ka mposhtur Poloninë, me rezultat 2-0, të dielën mbrëma në ‘Air Alabania’, sfidë kjo në kuadër të Grupit E për kualifikueset e ‘Gjermani 2024’.
Kombëtarja shqiptare shënoi dy herë edhe atë përmes Jasir Asanit (37’) dhe Mirlind Daku (63’) .
Tani kuqezinjtë kryesojnë Grupi E me dhjetë pikë të tubuara, dy më shumë së Çekia, derisa Polonia ndodhet në vendin e katërt me gjashtë pikë. /2LONLINE/