Është hedhur shorti i finaleve të Kampionatit Europian “Francë 2016” në Paris dhe kuqezinjë do të kenë si kundërshtarë, Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. Një grup i lehtë në letër, ndonëse kundërshtarët kanë histori në futbollin evropian. Sipas përllogaritjeve, skuadra e De Biazit do të debutojë në “Francë 2016” në datën 11 qershor kundër Zvicrës në Lens në orën 15:00.
Një ndeshje derbi nëse do të quhej kështu, pasi në kombëtaren helvete luajnë yjet me origjinë shqiptare si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Valon Behrami e Pajtim Kasami.
Ndeshjen e dytë Shqipëria do ta luajë kundër Francës në Marsejë në stadiumin “Velodrome” në një stadium me 69 mijë spektatorë. Ndërsa kundër Rumanisë, kombëtarja do të luajë ndeshjen e tretë në grupin A në stadiumin e Lionit.
Ndërkohë që Francën e kemi pasur në grup në eliminatoret e fundit të Europianit (një ndeshje sa për statitistikë, pasi “gjelat” ishin kualifikuar automatikisht si vend organizator), ku në “Elbasan Arena” fituam 1-0 me gol të Kaçes, ndërsa në Paris barazuam 1-1, ku Mavraj shënoi golin për kuqezinjtë.
Shorti për grupet e tjera:
Europiani, grupetNë grupin B: Anglia, Uellsi, Sllovakia dhe Rusia
Në grupin C: Gjermania, Irlanda e Veriut, Polonia dhe Ukraina
Në grupin D: Spanja, Turqia, Çekia dhe Kroacia
Në grupin E: Belgjika, Republika e Irlandes, Suedia dhe Italia
Në grupin F: Portugalia, Islanda, Hungaria dhe Austria