Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e ka mbyllur me fitore edicioni në Ligën e Kombeve, duke siguruar vendin e parë në grup dhe me këtë edhe kalimin për në Ligën B për edicionin e ardhshëm.
Shqipëria mundi Bjellorusinë me rezultat 3 me 2. Sokol Cikalleshi ka shënuar dy herë (minuta 19-të dhe 27-të), njërin prej golave nga pika e bardhë. Golin tjetër për Shqiprinë e ka shënuar Rey Manaj në minutën e 44-të.
Për Bjellorusinë shënuan Maksim Skavysh (minuta 35-të) dhe Max Ebong (minuta e 80-të)