Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS), po mundohen ta organizojnë një ndeshje miqësore për veteran më 13 Tetor në Beograd, raporton SuperSport.
Kjo miqësore po synohet të realizohet në përpjekje për të ulur sado pak tensionin e krijuar në prag të takimit eliminator të Kombëtares shqiptare me përfaqësuesen serbe në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.
Në bashkëpunim me Federatën Serbe, në këtë miqësore brezash mendohet të luajnë legjendat e futbollit mbarëshqiptar të vendosur përballë vendasve serbë.
Nëse kjo ide do të marrë OK nga të dyja palët, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Partizanit të Beogradit, pra në të njëjtën fushë ku pritet të ballafaqohen kombëtaret e dy vendeve.