Përbërja e re e Kuvendit Komunal të Gjilanit ka zgjedhur të premten Shpresa Kurteshi – Emini (LDK), për kryesuese të re të Kuvendit Komunal të Gjilanit. Nga 34 anëtar të pranishëm në seancë, për zgjedhjen e saj kanë votuar 24 anëtarë të Kuvendit, 7 kanë qenë kundër, ndërsa 2 kanë abstenuar, e një fletëvotim është vlerësuar i pavlefshem.
Kurteshi ka qenë e vetmja kandidate për këtë pozitë, meqë subjektet tjera, të pranishme në kuvend, nuk patën propozime.