Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dy subjekte politike të Kosovës ende nuk kanë arritën të formojnë koalicion për qeverisje. Referuar asaj se si është zhvilluar demokracia dhe jeta plurale në gjithë hapësirat tona shqiptare me të drejtë duhet pranuar që LVV-LDK, janë shpresa e Kosovës që nuk do të duhej të thyhet dhe të humbët ky rast.
Shkruan:.Refik HASANI
Mosformimi i qeverisë nga këto dy subjekte të dala më të votuara në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, do të ketë pasoja për zhvillimet dhe proceset që janë në pritje për vite e dekada.
Mos forcimi i ligjit, mos përfundimi i bisedimeve me Serbinë, ngecja në shumë segmente që tani ka Kosova, këto do të jenë arsyet që subjektet politike që ishin në këto procese nuk arritën ose shumë pak arritën që të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Duke u pa nga ky këndvështrim elektorati i ndëshkoi dhe populli kërkoi ndryshim në Kosovë.
Ky ndryshim duhet të kuptohet e të lexohet drejtë, ku në asnjë mënyrë besimi në votë, shpresa që ekziston, pritja e një ndryshimi nuk do të duhet të mposhtet. Elektorati i Kosovës është në pritje të realizimit dhe konkretizimit të programit të këtyre dy subjekteve. Shpresa është në liderin Albin Kurti dhe në LVV E LDK-në, të arrijnë të formojnë Qeverinë.
As shkuarja në zgjedhje të reja e as ndonjë qeveri teknike, apo ndonjë qeveri e pakicës nuk përbën ndonjë zgjidhje, por janë vetëm një zhgënjim më i madh dhe shpresë e humbur dhe e thyer. E vetmja zgjidhje sipas vullnetit të elektoratit është shpresa në qeverinë LVV-LDK.
/autori është publicist i pavarur që ka bërë dhjetëra shkrime e publikime për dhe lidhur me Krahinën shqiptare që përfshinë Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën/