Shpirti i Skënderbeut duhet të jetoj edhe sot në zemrat e Preshevarëve, që të kemi sekretin e lumturisë që është liria dhe vetë sekreti i lirisë është vetë guximi, të kemi mendjen e Branko Merxhanit për Neoshqiptarizmin dhe me ndjenjën e humanizmit të Nënë Terezës.
Shkruan: Valon Jashari:
Edhe pse zgjedhjet Lokale në Preshevë po ofrohen dhe nuk kanë mbetur edhe pak ditë, ku qytetarët e Preshevës duhet të votojnë, edhe pse nuk kanë se për kënd me votuar, parti pa vizione e pa platforma politike…
Parimi i partive politike në Preshevë është se nëse e has një skllav në gjumë mos e zgjo nga gjumi, por leje të ëndërroj në gjumë për lirinë, në vend se të zgjojnë dhe ti flasin për lirinë.
Ndjenja neveritëse dhe shumë dëshpëruese sidomos në fushata zgjedhore në Preshevë kur dëgjojmë lloj lloj fjalori të cilin vetëm politik, etik e njerëzorë nuk mundemi ta quajmë. Të qenurit qytetar i Preshevës shpesh herë të shkon në mendje se vallë unë si qenie njerëzore e këtij globi as që mund të radhitem si njeri i botës së tretë nga ky mentalitet i partive politike lokale.
Presheva që ka, me dhjetëra akademik e doktor shkencash na ka mbetur që të na udhëheqin njerëz me gjimnaze të lëna në gjysmë, apo me pseudo doktor shkencash që i kanë blera ato diploma në disa Kolegje private në rajon e që xhepi tyre është milionësh e barku i asaj popullate është bosh pranë një mjerimi.
Parti që kanë mjete financiare të paguaj autobusë që nga Evropa për të sjell votues vetëm sa për të marrë pjesë në zgjedhje, iniciativa qytetare të kalbura si blerja e zjarrfikësve që i duket me mendje se po jetojnë në Zvicër e nuk kujtojnë se jetojnë në një vend të robëruar në vend se këto mjete ti fokusojnë në shkolla, edukim, etj…çdo gjë kësaj mund ti thuash vetëm humanizëm JO!
Pasi që këto mjete duhet ti siguroj vetë shteti serb se ka me shumicë mjete të zjarrfikësve, që i bie shteti serb ti heq dy tanke më pak nga Presheva dhe ato mjete ti dedikoj zjarrfikësve, pasi që kontributi i kësaj natyre që qytetarët shqiptarë të huazojnë zjarrfikës shtetit serb po i bie se po financojnë aparaturën shtetërore që po i shtypë vetë ata.
Partitë serbe janë unike në këto zgjedhje të cilat kanë hyrë me një listë në këto zgjedhje, kurse ato shqiptare janë të ndara edhe për më tepër se që kanë qenë me herët.
Arrestimi i disa militantëve partiak nga policia serbe në Preshevë pasi që paskan vendos disa flamujsh partish nëpër shtylla të qytetit, as që duhet të jetë lajm pasi që ku janë ata qytetar që për lider partish shkojnë në burg kurse për identitetin e tij nacional as që i bie në mendje se ekziston diku (Flamuri Kuq e Zi), për të vendosur atë flamur dhe jo ato leckash partish.
Disa parti me liderët e tyre udhëtojnë rreth e përqark Evropës për fushatat e tyre, të mbushet mendja se kanë buxhetin partiak sikur të përfaqësojnë ndonjë popullatë milionëshe e që në fakt përfaqësojnë vetëm lagje (mëhalla), kurs po ti kërkohej apo edhe kur vinë në pushtet lokal që të lobojnë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës nëpër Evropë as që i bie në mendje që ti ndërmarrin këto udhëtime për ti trokitur çdo dere të institucionit evropian për të drejtat e shqiptarëve që shkelen çdo ditë.
Disa parti tjera vinë edhe në Kosovë vetëm në kohë të fushatave për fushata elektorale dhe në organizimet e tyre i vendosin flamujsh me hartën e Shqipërisë Etnike në ballë të tryezës kurse në Preshevë flamurin kombëtare e kanë vënë pas derës i cili është i mbuluar me pluhur.
Disa tjera parti e lider të tyre vrapojnë më shumë se kurrë nga Tirana e Prishtina vetëm sa për të marrë një foto me ndonjë nga politikanët apo veprimtarët politik.
Ajo çfarë kërkohej tani është të nxirrte vendi nga errësira dhe padija, krijimi dhe çimentimi i një identiteti unik shqiptar në këtë pjesë, me një vetëdije shqiptare sikur të Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Branko Merxhani dhe Nënë Tereza.
Ti harrojmë këto mentalitete partish që nuk na dërgojnë askund pos në humnera të historisë, dhe të përqendrohemi për të kërkuar dozën e Neoshqiptarizmit vetëm ka Evropa dhe me Evropën dhe në Evropë në aleancë me SHBA-në, se e ardhmja jonë është ka perëndimi i diellit.