Në Lukavac të Bosnjës dhe Hercegovinës është zhvilluar festival ndërkombëtarë ku morën pjesë grupe kulturo-artistike dhe folklorike nga Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Serbia e disa vende të tjera të ish-Jugosllavisë.
Nga e Lugina e Preshevës morri pjesë Grupi Folklorik “Shpëtimi” nga Medvegja, i cili prezantoi një pjesë të kulturës shqiptare të këtij rajoni, shkruan Titulli.com.
Sipas drejtuesit të këtij grupi, Rexhep Abazi ishte privilegj që prezantuan kulturën krahas pjesëmarrësve tjerë.
“Prezantuam denjësisht kulturën e kësaj pjese dhe ishim të mirëpritur nga organizatori, edhe nga publiku i shkëlqyeshëm”, deklaroi Abazi udhëheqës i Grupit Folklorik “Shpëtimi” nga Medvegja .
I shoqëruar me grupin ishte edhe poeti nga Medvegja, Rrahman Hyseni i cili është shprehur i respektuar nga mikpritja që i është bërë.
“I falënderojmë organizatorët dhe Arif Bekirovskin, një mik i shkëlqyeshëm, i cili ka bërë të mundur që në Lukavac të ndihemi si në shtëpinë tonë”, theksoi Hyseni.
Vlen të theksohet se Grupi Folklorik “Shpëtimi” nga Medvegja është nderuar me mirënjohje për pjesëmarrje në këtë festival të mbajtur në në Lukavac të Bosnjës dhe Hercegovinës.