47 persona deri tash kanë humbur jetën pas shpërthimit në një fabrikë të kimikaleve në lindje të Kinës dhe mbi 600 të tjerë janë duke marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve që kanë pësuar.
Shpërthimi në parkun industrial në Yancheng është një prej aksidenteve më të këqija të këtij lloji që ka goditur Kinën në vitet e fundit. Eksplodimi ka qenë shumë i fortë sa që dridhjet kanë qenë sikur prej tërmeti, ku dhe kanë rrënuar disa ndërtesa të fabrikave për rreth, dhe kanë thyer xhama të ndërtesave disa kilometra larg.
Në mesin e të lënduarve, 90 raportohet se janë në gjendje serioze. Zyrtarët e qytetit kanë thënë se paraprakisht 12 njerëz kishin vdekur dhe 30 të tjerë kishin mbetur të lënduar pas një shpërthimi në krahinën e Jiangsu.