Në shkollën “ Fetah Qerimi” të Verbicës së Zhegocit, u shpërndanë sot tabletë për nxënësit me aftësi të kufizuara, me mbështetjen e organizatës “ Save The Children”.
Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka thënë gjatë dhjetorit janë shpërndarë gjithsej 71 tabletë në disa shkolla të Gjilanit për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët do ta kenë më të lehtë qasjen në mësim online.
“Presim këto ditë që nga UNICEF të shpërndahen edhe 65 tabletë, duke përmbushur të gjitha kërkesat dhe nevojat me pajisje teknologjike për të gjithë nxënësit me aftësi të kufizuar në shkollat e Gjilanit”, tha Gagica.
Rikujtojmë se ditë më parë, organizata GIZ për këtë kategori dhuroi 175 tabletë në shkollën “Thimi Mitko”./2LONLINE.com/