Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, në Komunën e Kamenicës, Majlinda Krasniqi, bashkë me nënkryetarin Bojan Stamenkoviq dhe ekipin e Socio-Projekt 2, sot kanë shpërndarë pajisjet te përfituesit e skemës së granteve “Gratë në Biznes dhe Ndërmarrësit e Rinj”, që janë pjesë e nën Komponentit të tretë të Projektit “Mbështetja e Themelimit të Bizneseve Fillestare”.
Këto pajisje u shpërndanë te përfitueset Besa Rahimaj Canaj, Margaritë Shkodra dhe Svetlana Dimic, të cilat do të zhvillojnë bizneset e tyre në fushat rrobaqepësi e gastronomi.
Drejtoresha e DZHED, Majlinda Krasniqi tha se po punojnë vazhdimisht të përkrahin ndërmarrësit e rinjë.
“Përfitueseve u dëshirojmë suksese në fillimet e bizneseve te tyre”, shtoi ajo.
Ndërkaq, nënkryetari Stamenkoviq falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për punën dhe angazhimin, duke uruar që ky projekt mos të jetë i fundit. /2LONLINE.com/