Ministria për Komunitete dhe Kthim në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës kanë shpërndarë sot orendi shtëpiake dhe pajisje të teknikës së bardhë për familjet në nevojë në Kamenicë.
Ky aktivitet është përcjellur nga afër nga Zëvendësministri i kësaj ministrie Mevlud Sinani si dhe nga Shefi i Kabinetit të Kryetarit Vaxhid Rexhepaj.
Shefi i Kabinetit Rexhepaj është shprehur se së bashku me institucionet e nivelit qendror po mundohemi që të ju dalim në ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë. /2LONLINE/