Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi bashkë me KFOR-in sot kanë bërë shpërndarjen e 50 lodrave për nxënësit e shkollës së mesme të ulët “Asllan Thaçi”, në Karaçevë.
Nënkryetari Jakupi tha se i jemi shumë mirënjohës përfaqësuesve të KFOR-it për bashkëpunim dhe për realizimin e aktiviteteve të tilla.
E Drejtori i shkollës së mesme të ulët “Asllan Thaçi”, Ramadan Guda falënderoi KFOR-in dhe pjesëmarrësit për përkrahjen e tyre në realizimin e projekteve.
Gjatë këtij aktiviteti të pranishëm ishin edhe zyrtarë komunal, Komandanti i Policisë Florim Klaiqi dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë Bejtullah Hashani.