Komuna e Kamenicës së bashku me Caritasin Zviceran, kanë vazhduar me shpërndarjen e pjesëve tjera të materialeve nga granti për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në komunën tonë.
Kësaj here Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë shpërndarjen e fidanëve të luleshtrydheve për fermerët e Kamenicës.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se edhe pse ai është në distancë, përkrahja ndaj fermerëve të komunës sonë do të vazhdoj.
“Falënderoj Critasin zviceran për bashkëpunimin me DBPZHR-në, dhe për ndihmën e dhënë ndaj fermerëve të Kamenicës. Ky grant i cili përfshinë fidanet, sistemin e ujitjes, sistemin mbështetës, rrethojat, plehun, materialin mbrojtës dhe mjetet tjera përcjellëse do t’ju lehtësoj sado pak punën fermerëve tanë”, tha Kastrati.
Ndërsa, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Naim Arifi, tha se ndonëse në situatën në të cilën gjendemi, komuna dhe drejtoria e DBPZHR-së është duke iu ofruar ndihmë të vazhdueshme fermerëve.
“Falënderojmë Caritasin Zviceran për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, komuna dhe DBPZHR edhe në situatën në të cilën gjendemi janë duke u munduar t’ju dalin në ndihmë fermerëve të Kamenicës”, tha Arifi.
Fermerët nga ky grant kanë përfituar komplet pakon nga fidanet, sistemin e ujitjes, sistemin mbështetës, rrethojat, plehun, materialin mbrojtës dhe mjetet tjera përcjellëse. /2LONLINE.com/