/2L ONLINE/ – Në kuadër të projektit për zhvillimin e komuniteteve për fshatrat Radivojcë, Gjylekar dhe Budrikë e cila po realizohet në bashkëpunim në mes të Komunës së Vitisë dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg sot është bërë shpërndarja e fidanëve të dredhëzës dhe pajisjeve përcjellëse si: sistemi i ujitëses dhe folia për molqerim për dy fermerë përfitues nga fshati Gjylekar i Vitisë. Ndërkaq në kuadër të këtij projekti janë ndihmuar edhe dy fshatrat e tjera si Radivojci dhe Budrika.
Veton Ademi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural pasi që morri pjesë në dorëzimin e fidanëve të dredhëzës për fermerët përfitues në fshatin Gjylekar të Vitisë, ndër tjerash foli edhe për projektin për zhvillimin e komuniteteve që po realizohet në fshatrat Radiavojcë, Gjylekar dhe Budrikë. “ Në kuadër të këtij projekti shumë të rëndësishëm sot kemi bërë shpërndarjen e fidanëve dhe mjeteve përcjellësi si sistemin e ujitjes dhe folinë për molqerim për dy fermerët përfitues nga fshati Gjylekar. Në kuadër të këtij projekti më parë është bërë edhe shpërndarja e 30 serrave. Kurse së shpejti pritet edhe shpërndarja e 20 serave të tjera për fermerët përfitues të këtyre tre fshatrave. Po ashtu me qëllim të parandalimit të përmbytjes së tokave bujqësore në këtë pjesë është bërë edhe hapja e përroskave dhe kanaleve. “ u shpreh Ademi duke falënderuar në veçanti Fondacionin Kosovë-Luksemburg për këtë projekt të rëndësishëm.
Zyrtarët komunal të Vitisë, bëjnë me dije se në kuadër të këtij projekti në fshatin Gjylekar më parë është rregulluar ngrohja qendrore e shkollës së fshatit, janë rregulluar nyejt sanitare në shkollën e fshatit Budrikë si dhe së shpejti pritet edhe realizimi i projektit të fushës sportive në këtë fshat. Po ashtu nga ky projekt ka përfituar edhe shkolla e fshatit Radivojcë ku pos që janë rregulluar nyejt sanitare është rregulluar dera kryesore e shkollës si dhe janë rregulluar edhe disa gjëra të tjera që kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve për mësimdhënie dhe mësim nxënie. /2L ONLINE/