Shpërndahen dhe 5 makina mjelëse të përfshira në kuadër të projektit të kaluar. Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në Komunën e Kamenicës, Naim Arifi dhe përfaqësuesja e GLV-së Lirije Dërmaku bënë shpërndarjen e 5 makinave mjelëse për fermerët që merren me blegtori.
Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Grupin e Veprimit Lokal-Kamenica dhe me mbështetjen e Projektit Aftësitë për Punësim Rural/Helvetas Swiss Intercooperation.
Rritja e sasisë së prodhimit të qumështit do të rezultojë me të ardhura më të mëdha për fermerët e zonave rurale. Bashkë me GLV-në do të jemi më afër fermerëve të blegtorisë me këshilla praktike,pa i anashkaluar edhe fermerët e tjerë si bletarët e pemëtarët.