Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi së bashku me koordinatoren e organizatës gjermane Help Kosova Shqipe Breznica dhe Drejtoreshën për Zhvillim Eknomik dhe Diasporë Majlinda Krasniqi, kanë bërë shpërndarjen e çertifikatave për të rinjtë që kanë ndjekur trajnime në fusha specifike.
Këto çertifikata janë shpërndarë në kuadër të projektit “Përkrahje të Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik në Nivel Komunal”, i cili kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të grupeve të cënueshme në sferën ekonomike dhe shoqërore.
Koordinatorja e këtij programi nga organizata Help Kosovo Shqipe Breznica, tha se Helpi si organizatë do të vazhdoj edhe tutje t’i ndihmoj qytetarëve të Kamenicës që ishin pjesë të këtij trjanimi profesional.
“ Përfituesit që janë të gatshëm të fillojnë hapjen e biznesit të tyre shumë shpejt do të mund t’i ndihmojmë edhe në sigurimin e pajisjeve që i nevojiten”, tha ajo.
Ndërkaq, nënkryetari Faton Jakupi tha se ndihma të ngjashme i nevojiten shumë qytetarëve të Komunës së Kamenicës dhe se kjo organizatë është e mirëseardhur gjithmonë për ndihma të këtij lloji.
Ky projekt në periudhë kohore pesë mujore ka qenë i financuar nga Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal të Qeverisë së Republikës së Kosovës (MAPL) dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Qeverisë Gjermane, kurse është zbatuar nga Help.