Kryetari i Prishtinës dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka thënë se kjo lëvizje nuk ka asgjë kundër faktorit ndërkombëtar, sidomos kundër SHBA-ve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ahmeti ka thënë se ata është e rëndësishme që faktori ndërkombëtar të bisedojë më ata që e kanë fuqinë dhe përkrahjen e qytetarëve.
“Nuk kemi asnjë problem me faktorin ndërkombëtar, nuk kemi pas as në të kaluarën, por kemi pasur dhe kemi ndoshta qëndrime që nuk përputhen gjithmonë”, ka thënë ai. Ai ka folur edhe për qeverisjen në Prishtinë, duke thënë se është vendosur standard i ri i qeverisjes që nuk ka qenë më herët. “Gjithçka është transparente e që nuk ishte më parë”.
“I kemi dërguar në prokuro 49 dosje për korrupsion dhe kemi bërë presion të prokuroria që të merret me ato. Tashmë janë iniciuar proceduara për këtë dosje”, ka thënë Ahmeti. Ai tha se sa më parë të largohet kjo qeveri, aq më mirë për Kosovën.