Pas një ndërprerjeje për shkak të Covid-19, ushtrimi i KFOR-it “Shpata e Argjendtë” rifilloi këtë javë. Që nga viti 2012, Forca e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO-ja ka mbajtur ushtrimin vjetor, i cili ka për qëllim të testojë dhe përmirësojë bashkëpunimin e institucioneve të ndryshme në Kosovë, si dhe Organizatave të Sigurisë të Kosovës bashkë me njësitë e KFOR-it në fushën e reagimit emergjent.
Deri në vitin 2019, këto ushtrime ishin planifikuar dhe mbajtur nën udhëheqjen e KFOR-it, por këtë vit u vendos që institucionet në Kosovë të trajnohen dhe stërviten për t’i mundësuar atyre që të planifikojnë ushtrimin e tyre të shkallës së gjerë të reagimit ndaj situatave emergjencave dhe të shfaqin publikisht kapacitetet e tyre.
Ushtrimi ‘Shpata e Argjendtë’ do të përfshijë përsëri Këshillin e Sigurisë së Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Policinë e Kosovës, Kryqin e Kuq të Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilat tashmë kishin marrë pjesë në module trajnimi që rezultuan të dobishme në aspektin e koordinimit për të reaguara në situate reale emergjente të shkaktuara nga Covid19.
Faza e re e ushtrimit ‘Shpata e Argjendtë 2020-2021′ rifilloi më 6 – 8 tetor, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri, paralelisht me dorëzimin e përgjegjësive nga zëvendës-komandanti i KFOR-it në largim, gjeneralbrigade Laurent Michaud i Ushtrisë Zvicerane që drejtoi stërvitjen deri më tani, te gjeneralbrigade Guenter Schoepf. Fokusi i fazës së re ishte rifreskimi i trajnimit të mëparshëm dhe dy koncepte më të rëndësishme: Procesi i Mësimeve të Mësuara dhe Komunikimi i përbashkët institucional për të promovuar kapacitetet dhe bashkëpunimin e Institucioneve në Kosovë dhe Organizatave të Sigurisë së Kosovës.
Faza tjetër do të përfshijë katër Ngjarje Kryesore që kanë një Pandemi si temë paralele dhe do të zhvillohen në muajt e ardhshëm. Ushtrimi i konceptit është planifikuar në gjysmën e parë të vitit 2021 dhe do të pasohet nga përgatitjet e të gjithë pjesëmarrësve në nivelin taktik në funksion të stërvitjes së planifikuar për në Shtator 2021.
Ushtrimi ‘Shpata e Argjendtë 2020-2021’ do të përmbyllet me Raportin Përfundimtar të Ushtrimit, i cili do të mbledhë të gjitha përvojat në mënyrë që të përmirësojë procedurat dhe strukturat e secilës organizatë dhe gjithashtu për të përmirësuar Planin për Reagim Kombëtar.