William G. Kaelin Jr, Sir Peter J. Ratcliffe dhe Gregg L. Semenza fituan çmimin “Nobel 2019” në fiziologji ose mjekësi “për zbulimet se si qelizat kuptojnë dhe përshtaten me disponueshmërinë e oksigjenit”.
“Çmimi ‘Nobel’ në fiziologji ose mjekësi 2019 iu dha bashkërisht William G. Kaelin Jr, Sir Peter J. Ratcliffe dhe Gregg L. Semenza ‘për zbulimet e tyre se si qelizat kuptojnë dhe përshtaten me disponueshmërinë e oksigjenit”, ka bërë të ditur Asambleja e çmimit “Nobel” në Institutin Karolinska të Suedisë.
Çmimi “Nobel” në fiziologji dhe mjekësi jepet që nga viti 1901.