Ka përfunduar faza e dytë e kampionatit në Ipo Superligën e Kosovës në futboll. Dy klubet gjilanase Drita dhe Gjilani kanë përfunduar në mesin e tabelës, respektivisht në vendin e 4 Drita dhe në të 6 Gjilani.
Drita si kampione në fuqi ka zhgënjyer këtë vit, pasi në fillim të kampionatit e nisi mirë, por vetëm pas dy ndeshjeve vërshoi një klimë e rezultateve negative.
Kurse, Gjilani si dhe shumë vite të tjera kishin ecuri me hapa të sigurt fitore, barazime dhe humbje të trija në të njejtën kohë, por jo me rezultate të mira që do i siguronin më shumë pikë.
Orari i fazës së tretë është përcaktuar me anë të sistemit Berger, ku gjashtë skuadrat e para të Superligës, në xhiron e rradhës ndeshjet do t’i luajnë si vendas.
Në javën e katërt apo xhiron e 26-të do të përballen rivalët lokal Gjilani dhe Drita, ku takimi do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, ku Drita do të luajë si mysafire. S
Më poshtë gjeni të gjitha xhirot e fazës së tretë të klubit tonë:
Xhiroja 23-të: FC DRITA vs KF Liria
Xhiroja 24-të: KF Ferizaj vs FC DRITA
Xhiroja 25-të: FC DRITA vs KF Keku
Xhiroja 26-të: SC Gjilani vs FC DRITA
Xhiroja 27-të: FC DRITA vs KF Drenica
Xhiroja 28-të: FC DRITA ve KF Trepqa 89
Xhiroja 29-të: KF Llapi vs FC DRITA
Xhiroja 30-të: FC DRITA vs FC Prishtina
Xhiroja 31-të: KF Ferronikeli vs FC DRITA
Xhiroja 32-të: FC DRITA vs KF Flamurtari
Xhiroja 33-të: KF Ballkani vs FC DRITA