Shoqatat e Grave të cilat veprojnë në Viti, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë të Komunës së Vitisë, në veçanti të kryetarit, Sokol Haliti për katër vite rresht kanë mbajtur sot në Viti një koktej rasti me ushqime tradicionale të përgatitur nga vetë ato.
Ndër tjerash ato uruan kryetarin Haliti, për rizgjedhjen e tij si kryetar komune duke theksuar se ndihma e tij ka ndikuar pozitivisht në punën e këtyre shoqatave.
Kurse vetë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se qeverisja komunale në Viti, në bashkëpunim me donatorët e saj do të vazhdoj të ndihmoj shoqata e grave, pasi sipas tij përmes tyre po bëhet një ulje e papunësisë në territorin e kësaj komune por edhe po përgatitën produkte të cilësisë së lartë për tregun.