Për kontribut në organizimin e shumë aktiviteteve të përbashkëta me Shoqatën “Vitia”, e veçanërisht në organizimin e Mbrëmjes Humanitare për grumbullim të mjeteve për familjet e pastreha, kryetari i kësaj shoqate Xhavit Islami ka nderuar kryetarin e komunës Sokol Halitin me një mirënjohje.
“Kjo mirënjohje i dhurohet kryetarit Haliti për kontributin e dhënë në vazhdimësi për uljen e rasteve sociale dhe të pastrehëve në komunën e Vitisë”, ka thënë Islami.
Kurse kryetari Haliti, ka falënderuar udhëheqësit dhe anëtarët e Shoqatës “Vitia” në Gjenevë, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka premtuar që edhe në të ardhmen do të jetë përkrahë iniciativave të përfaqësuesve të kësaj shoqate.