Donacionet në Komunën e Kamenicës janë duke vazhduar.. Shoqata humanitare “Al Hidaya” dhe “Dora e Djathtë” dhurojnë gjashtë mijë maska për të rritur, tre mijë për fëmijë dhe 100 dezinfektues.
Është Shoqata Humanitare “Al Hidaya” dhe “Dora e Djathtë” që kanë dhuruar kësaj here donacion për Komunën e Kamenicës.
Donacioni ka përfshirë gjashtë mijë maska për të rritur, tre mijë për fëmijë dhe 100 dezinfektues.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka falënderuar shoqatat për donacionin e dhuruar gjatë kësaj periudhe të pandemisë.
“Falendëroj për këtë donacion Shoqatën Humanitare “Al Hidaya” dhe “Dora e Djathtë”, jam shumë mirënjohës për kontributin që të gjithë po japin për Kamenicën në këtë kohë të pandemisë”, tha Kastrati. /2LONLINE.com/