Geneve, Zvicer – Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqipëtare me seli në Annemasse të Francës, Tahir Shabani, ka kërkuar nga autoritetet udhëheqëse të Kantonit të Genevës, që të rrisin nivelin e bashkpunimit të ndërsjellët mes dy vendeve në shkëmbimin e përvojave që vlerat kulturore të dy vendeve të avancohen edhe mëtututje.
Ai, pasi ka falënderuar ministrin e kuturës dhe shtetin Zviceran për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës, ka thënë se edhe Kosova përkundër vështirësive që ka si një shtet në konsilidim, ka vlera të tilla kulturore që vlenë të shkëmbehen me Kantonin e Genevës.
“Lus drejtuesit e ministrisë së kulturës dhe artistët e Kantonit të Genevës, që të prezantojnë në disa aktivitete kulturore ndërkombëtare që organizohen në Kosovë, pasi këto aktivitete tami më kanë renome ndërkombëtare”, ka thënë Shabani.
Presidenti I Shoqatë Franko – Shqiptare, Tahir Shabani , këto komente i ka bërë në emisionin “Geneve a Chaud” të autorit Pascal Decavillet , I cili transmetohet në një nga televizioneve më të mëdha të vendeve frankofone Leman bleu, e ku mysafirë ishin edhe Sami Kenaani, ministër për kulturë i Kantonit të Genevës, Daniel Warner politikolog dhe Ibrahim Sefedini, gazetar në Kosova.
Përfaqësuesit nga Shoqata e Miqësisë Franko –Shqiptare dhe mediave locale të Vitisë, kanë viztuar edhe ambintet e punës së Televizionit Lemanbleu, ku nga drejtori i këtij medium dhe redakytorët përgjegjës kjanë njoftuar me punën që bënë ky television në shërbim të një audience prej mbi 250 mijë telespektatorëve.
Ibrahim Sefedini- Genevë, Zvicër