(2LONLINE) – Shoqata e të Verbërve të Gjilanit ka uruar sot kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin për marrjen e mandatit të të parit të Komunës.
Në takimin miqësorë mes kryetarit Haziri dhe kryetarit të Shoqatës së të Verbërve të Gjilanit, Bajram Spahiu, u diskutua poashtu për nevojën e bashkëpunimit mes vete për t’ua lehtësuar jetën personave me nevoja të veçanta.
Kryetari Haziri ka premtuar ndihmë dhe përkujdesje të vazhdueshme për këtë kategori, duke thënë se detyra e kryetarit është që t’u shërbej të gjithë qytetarëve të Komunës.
Lutfi Haziri ka marrë mandatin e kryetarit të Komunës më 24 dhjetor, dhe që nga ajo ditë ka pasur qindra takime me përfaqësues të institucioneve dhe qytetarët gjilanas. /2LONLINE/