(2LONLINE) – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës Rajonale të Verbërve nga të cilët është njoftuar për gjendjen e kësaj kategorie të shoqërisë. “E vlerësojmë lart punën Tuaj, për të verbërit e Kamenicës të cilkët janë të organizuar rreth kësaj shoqate.
Aprovimi i ligjit për të verbërit e ka lehtësuar sadopak jetën e këtyre qytetarëve” ka thënë nënkryetari Matoshi. Kryetari i shoqatës Bajram Spahiu ka falënderuar komunën për gatishmërinë për t`u takuar dhe për të dëgjuar brengat e të verbërve. “Ne u jemi drejtuar Juve për të ndihmuar shoqatën tonë në funksionimin e saj, kemi shumë anëtarë të regjistruar dhe vetëm nga komunë e Kamenicës janë 75 anëtarë të kësaj shoqate poër të cilët ne kujdesemi dhe angazhohemi.
Ju lusim ju, kryetarin e komunës dhe kuvendin komunal që të mbështetni këtë shoqatë shpenzimet vjetore të së cilës arrijnë në 21.000 euro duke përfshirë edhe aktivitetet e saj” tha Bajram Spahiu Nënkryetari Matoshi i ka siguruar përfaqësuesit e kësaj shoqate se kërkesa e tyre do të shqyrtohet dhe do shikohen mundësitë që komuna e Kamenicës të participoj me ndonjë shumë mjetesh në mbështetje të kësaj kategorie./2LONLINE/