Përfaqësues nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, në Gjilan, të kryesuar nga kryetari i shoqatës Sabit Rexhepi, kanë vizituar selinë e Partisë Demokratike të Kosovës – dega në Gjilan për të shprehur falënderimin e tyre për bashkëpunimin me PDK-në.
Me këtë rast SHBP – dega në Gjilan ka ndarë mirënjohje për ndihmesën (krijimi i hapësirës, ndarja e zyrës për punë në hapësirat e PDK-së dhe shërbime tjera të nevojshme pa kompensim), që PDK i ka dhënë kësaj shoqate nga themelimi i saj e më tutje.
Në emër të degës këtë mirënjohje e ka pranuar kryetari i degës Zenun Pajaziti, cili ka shprehur falënderimin për mirënjohjen dhe ka spikatur bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që PDK ka pasur me këtë shoqatë, bashkëpunim ky që do të vazhdoj përherë.