Shoqata e bletërritësve “Luzma”, në Kamenicë, shënoI 20 Majin, Ditën Botërore të Bletarisë.
Në një event me rëndësi të veqantë, kryesia e shoqatës se bletërritësve “Luzma”, ka organizuar një takim me bletarë të komunës së Kamenicës, ku pjesëmarres ishte edhe kreu i komunës, Kadri Rahimaj me bashkëpunëtorë.
Sipas, sekretarit tëshoqatës, Rexhë Hasani, kjo ditë e shënuar për bletarinë ka kuptimin e gjerë dhe me shumë vlerë.
“Bletaria i takon një sektori të rendësishëm dhe duhet kujdes i përkushtuar nga ana e bletërritësve. Një bote pa bletë do ishte shkatërruese për njerëzit dhe industrinë e ushqimit, andaj kjo krijesë duhet respektuar për ta respektuar ambientin dhe jetën tonë”, ka thënë Hasani.
E, kryetari I Kamenicës, Rahimaj, vuri në pah organizimin më të thuktë: komunë, bletërritës dhe Ministri, për t’i ndihmuar kësaj veprimtarie shumë të dobishme shoqërore dhe kombëtare.
Ai, theksoi se po përpiqet që prodhimet e fermerëve kamenicas sidomos ata bletërritës, me mjaltin që nxjerrin, në shoqëri të formohet brend komunal i mjaltit dhe prodhimeve tjera bujqësore.
Në bisedë u inkuadruan edhe bletarë tjerë ku shpalosën punën e tyre në bletishtë dhe vështirësitë që po i përcjellë kullosat pranverore.
Në formë simbolike, pas takimit me bletarë, kryetari Rahimaj, ka mbjelle një fidan pishe në ambientin e restorant Prive, ku u mbajt ky event. /2LONLINE/