(2L ONLINE) – Përfaqësues dhe anëtarë të Shoqatës së Artistëve Figurativ të Vitisë “Gursel Sylejamani” kanë diskutuar rreth planit të punës për vitin 2015 ku gjatë kësaj periudhe parashihen punë dhe aktivitete të ndryshme kulturore-artistike e ndër tjerash parashihen edhe realizimi i disa ekspozitave të ndryshme jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë saj, si në Kolerado të Amerikës, Francë, Angli etj.
Kryetari i kësaj shoqate, Mervan Mustafa para prezantimit të këtij plani i dëshiroj mirëseardhje anëtarëve të rijnë ku përveç disa nxënësve të shkollës së artit sot janë bërë pjesë të kësaj shoqate edhe profesor si dhe artdashës vitias. Ndërkaq Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani i inkurajoj artdashësit që të jenë sa më aktiv sepse u zotua se do të bëjë gjithçka që është e mundur që këta talent të kenë përkrahjen e institucioneve komunale të Vitisë.
“Me lejoni që edhe unë të ju dëshiroj mirëseardhje dhe punë të mbarë në këtë shoqatë. Me të vërtetë komuna jonë ka shumë artdashës dhe talent andaj ju inkurajoj që të vazhdoni të jeni aktiv sepse ju premtoj se do të shikoj të gjitha mundësitë që të ju përkrahim në projektet tuaja konkrete” u shpreh Drejtoresha Sylejmani.
Ajo gjithashtu falënderoj Shoqatën e Artistëve Figurativ për punën e bërë gjatë vitit të shkuar duke kërkuar nga ta që në këtë vit të jenë edhe më aktiv por njëherit propozoj që në këtë plan të përfsihen edhe mbajta e kurseve në art.
Ndërkaq Kryetari i kësaj shoqate, Mervan Mustafa pasi që prezantoj planin e punës për vitin 2015 hapi një diskutim ku kërkoj nga anëtarët e saj që të japin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Përndryshe në këtë plan janë paraparë një varg aktivitetesh kulturore-artistike si realizimi i disa ekspozitave të ndryshme jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë saj, si në Kolerado të Amerikës, Francë, Angli etj.
Por edhe rregullimi i një Galerie e cila mund të ju shërbej artistëve edhe si atele. Gjithashtu sipas këtij plani është paraparë edhe realizimi i Kolenisë Artistike që do të zgjasë disa ditë ku artistët do të punojnë në veprat e tyre të artit të cilat më pas do vihen në një ankand publik, ndërkaq mjetet e grumbulluara nga ky ankand do të ndahen për humanizëm. /2L ONLINE/