Pasi që në kompleksin e shkollave të mesme në Viti, janë duke u zhvilluar punimet, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti kanë parë nga afër disa nga këto punime.
Bëhet me dije se në këtë kompleks është duke u bërë rivitalizimin i tërësishëm i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës “ në Viti, është duke u ndërtuar palestra sportive e kësaj shkolle si dhe është duke u bërë rivitalizimi i tërësishëm i objektit të vjetër të IAAP “Jonuz Zejnullahu” është duke u rregulluar edhe hapësira e jashtme si dhe punime të tjera.
Me këtë rast kryetari Haliti, tha se ai dhe qeverisja e tij, mbetën të përkushtuar që të krijojnë kushte sa më të mira shkollore dhe sportive për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj komune.
Ai tha se me rivitalizimin e tërshishëm të obektit të IAAP-së “Jonuz Zejnullahu” do të krijohen edhe kushte sa më të mira për afatësimin e të rinjve për vendet e punës. /2LONLINE/