Autoritetet policore kanë bërë me dije se vetëm të premten në Gjilan kanë ndodhur dy aksidente trafiku ku automjetet kanë goditur këmbësorët duke u shkaktuar lëndime.
Këto aksidente kanë ndodhur në Gjilan, njëra në rrugën “Marie Shllaku” (ora: 15:05 ) dhe tjetra në rrugën “Ibrahim Rugova” (ora: 19:00), transmeton 2LONLINE.com.
Për rastin e parë në raportin e policisë së Kosovës thuhet se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Marie Shllaku”, ku vozitësi, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren.
Si pasojë, lëndime trupore ka marr këmbësorja e cila është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa në rastin tjetër, sipas policisë, në rrugën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur aksidenti ku si pasojë, lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për tretman në shtëpi. /2LONLINE.com/