Drejtues të klubit të futbollit “Drita” nga Gjilani kanë bërë me dije se kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin, Ardian Nuhiu edhe për dy vitet e ardhshme.
Drejtori i përgjithshëm i klubit bardh e kaltër, Feti Murseli është shprehur tejet i kënaqur me punën profesionale dhe përkushtimin e trajnerit shkupjan, Ardian Nuhiu, dhe për të cilën i është besuar klubi edhe për dy vitet e ardhshme, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Klubi jonë i dëshiron suksese trajnerit në qëllimet tona të përbashkëta”, ka pohuar Murseli.