(2L ONLINE) – Vazhdon të rrjedhë tutje krijimtaria e Jusuf Bislimit, autorit gjilanas, i cili kësaj here vije me librin e radhës, të titulluar “Shkrihem në frymën tënde”.
“Shkrihem në frymën tënde”, është një sublimim i vlerave të sintetizuara në një vepër të veçantë, e cila bazuar në shtrirjen e motiveve dhe inspirimeve, del krejtësisht e veçantë.
Hysen Këqiku, redaktor i librit, ka thënë se dimensione të gjera në aspektin e kësaj vepre kap dimensione të gjera në aspektin e gjetjes së motiveve dhe shtrirjen në formë të një kompozicioni duke i dhënë karakterin e një sërë poezish të gjata me të cilat krijon një poemë po ashtu të veçantë.
“Metafora e krejt kësaj vepre është gjetja dhe shtrirja e frymës krijuese në një rrafsh metaforik stolisur dhe spikatur me figura të tjera dhe gjetje elementesh shprehëse me një gjuhë të begatshme dhe semantikë hulumtuese”, ka thënë Këqiku.
Jusuf Bislimi është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse kjo është vepra e tij e tetë me radhë. /2L ONLINE/