Shkollat e Gjilanit, Nazim Hikmet” , “ Dëshmorët e Kombit “ dhe “Sadulla Brestovci” janë pajisur sot me invertar dhe materiale didaktike sipas standardeve europiane.
Ky projekt u realizua në partneritet me me organizatën ndërkombëtare Caritasin zviceran në Kosovë, në kuadër të projektit “Vendosja e Standardeve Parashkollore të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin dhe Shkencën”.
Drejtori i DKA’së, Nazim Gagica, pasi e falënderoi Caritasin zviceran në Kosovë për mbështetjen, tha se qëllimi është që të përmirësohet cilësia në nivelin e arsimit parashkollor përmes përmirësimit të shërbimeve të qëndrueshme.