Shkollat, “Dëshmorët e Kombit”, Kamenicë, “Metush Krasniqi”, Roganë dhe “Rexhep Mala” në Topanicë, janë pajisur me mjete laboratorike për lëndën e kimisë dhe biologjisë.
Sipas kryetarit të komunës së Kamenicës, Kastrati, investimi në laboratoret e shkollave është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e praktikës në lëndët përkatëse.
“Në tri shkolla të komunës sonë, kemi pajisur laboratoret e kimisë dhe biologjisë me të gjitha mjetet e nevojshme, për të vazhduar pastaj edhe në shkollat tjera”, tha ai.
Vlera e këtij projekti ka çmimin prej rreth 18 mijë eurosh. /2LONLINE.com/