Shkolla e Mesme Profesionale”Jonuz Zejnullahu” bëhet me kabinet të teknologjisë së përpunimit të ushqimit dhe bujqësisë
Me një solemnitet rasti, është inauguruar sot në Shkollën e Mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu”, projekti Alled : Harmonizimi i Arsimit me kërkesë të Tregut të Punës, projekt ky i Bashkimit Evropian që realizohet nga ADC në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë.
Në këtë solemnitet ishin të pranishëm edhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova, ambasadori i Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, udhëheqës të Institucioneve komunale, profesor e nxënës të kësaj shkolle etj.
Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, në fjalën e tij ka thënë se përgatitja e gjeneratave të reja për ekonomi të tregut, ka rëndësi të madhe për ne me përkrahjen e ADA-së austriake, edhe Bashkimit Evropian.
Edhe ky projekt në Shkollën profesionale do të tregoj rezultate në aftësimin e nxënësve për të ardhmen.
Ndërsa ambasadori austriak Pfandler tha se ne po e bëjmë këtë projekt këtu në Viti, duke hapur një punëtori që do tu shërbej nxënësve dhe profesorëve për aftësim në lëmitë përkatëse.
Projekti Alled, është diqka që është shumë e thjeshtë, por që na sjell nevojat e kompanive ndërmarrësve për aftësi të njerëzve që kërkojn punë personat që kërkojnë punë. Në Austri kemi një model të tillë për trajnime profesionale që të sjellim biznesin dhe edukimin së bashku”, tha Pfandler.
Kurse Shefja e BE-së në Kosovë Natalya Apostolova, u shpreh se ky projekt fokusohet në tri sektore: Bujqësi, teknologji të ushqimit dhe teknologji mekanike, kështu që kjo aplikon mësime që të siguroj kualitet dhe fuqizon menaxhimin në tetë shkolla që të përmirsoj kualitetin e planeve dhe të rrisë e fuqizoj bashkëpunimin mes shkollave dhe bizneseve.
Shefja e Zyrës së BE-së Apostolova, është pritur fillimisht nga kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili e ka njoftuar atë me zhvillimet dhe aktivitetet komunale.