Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka mirëpritur nxënësit që ishin pjesë e ekipit të Gjimnazit të Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti ” në garat e fizikës që fituan tre vende kualifikuese edhe atë për klasë të 11 vendin e dytë e fituan: Olt Bajrami dhe Melos Hajrullahu Per klasë të 10 vendin e tretë: e fitoi Elonita Hajdini. Bashkë me ta ishin edhe pjesa tjetër e ekipit që përbëhej nga nxënëset që kishin fituar në garat komunale.
Nxënësit fitues shoqëroheshin nga mësimdhënësit e tyre, Saud Rrahmani, Bukurije Sylejmani – Maksuti dhe Arben Duraku, kurse për suksesin e arritur drejtori i shkollës, Bekim Mustafa u ka ndarë mirënjohje këtyre nxënësve.
Mustafa nxënësve fitues u ka dëshiruar suksese të mëtejme, duke thënë se ka besim të plotë në këta nxënës dhe në mësimdhënësit e tyre se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të tregojnë rezultate të larta.
Edhe mësimdhënësit e tyre, Saud Rrahmani, Bukurije Sylejmani – Maksuti dhe Arben Duraku kanë thënë se kemi të bëjmë me nxënës që janë shumë punëtorë dhe që punojnë pandërprerë, andaj sukseset e tyre nuk janë të rastësishme. Nxënësit fitues u shprehen se vazhdimisht janë duke punuar dhe se shkolla u ka ofruar kushte të mira për punë dhe për suksese të mëtejme. /2LONLINE/