Në shkollën “Thimi Mitko” sot është bërë hapja e kabinetit të Informatikës me pajisje moderne, që do të jetë në shërbim të një numri të madh të nxënësve, kanë bërë me dije drejtuesit e kësaj shkolle, transmeton Portlai 2LONLINE.com.
Zëvendësdrejtoresha Zyhrije Shala, tha se për këtë projekt të realizuar falënderojnë KFOR-in Turk. Po ashtu ajo kërkoi nga nxënësit e shkollës “Thimi Mitko”, që ta shfrytëzojnë me kujdes dhe ta ruajnë si një dhuratë të çmuar, sepse do t’u shërbej shumë atyre.
“Kjo sallë e informatikës sot tregon më së miri rolin që KFOR-i Turk ka në komunën e Gjilanit, por edhe në mbarë territorin e Kosovës. Nuk është i pari e shpresoj të mos mbetet as i fundit ky donacion i KFOR-it që ka bërë për nxënësit”, ka thënë Shala.
Përndryshe, komandanti KFOR-it Turk, kolonel Yunus Emre Isikoglu, ka thënë se ky është njëri nga donacionet që kanë bërë për shkollën “Thimi Mitko”, duke potencuar faktin se do të vazhdojnë të jenë të pranishëm me projekte të ndryshme dhe në forma të ndryshme. /2LONLINE.com/