DYLON

Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek

Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik në vend, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot  ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek.

Me këtë rast, Ministri Mehaj falënderoi ambasadorin Bilek për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Çekisë për zhvillimin e vendit tonë në përgjithësi dhe  me rolin e saj me kontingjentin  ushtarak në misionin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë së vendit, në veçanti. Më pas, ai e njoftoi me zhvillimet aktuale në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK si dhe qëllimet e tij strategjike në të ardhmen.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, ambasadori Bílek vlerësoi lartë të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, angazhimin e saj si dhe objektivat për të ardhmen duke ofruar mbështetjen e  Republikën Çeke në fushat me interes të përbashkët.

Në fund,  të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mes dy vendeve në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.