/2L ONLINE/ – Në mungesë të nxënësve pas 66 viteve të punës para tre viteve u mbyll[ shkolla katërvjeçare në Kokaj. Edhe pse ka shenja të dukshme të ringjalljes së fshatit, megjithatë rihapja e shkollës në Kokaj është një pikëpyetje e madhe.
Që nga themelimi i këtij fshati lulëzonte jeta në te. Gjallërinë në fshat e ngitnin fëmijët në numër të konsiderueshëm. Dëshira për tu shkolluar ishte e madhe.
Dëshirën për tu shkolluar e dëshmon numri i madh i të rinjve të cilët vijuan mësimet, së pari në xhamitë e ndryshe dhe mejtepe, e ma vonë edhe nëpër shkolla të fshatrave fqinje, në shkolla të mesme dhe fakultete. Nuk është numri i vogël i të rinjve të cilët ishin nxënës të kësaj shkolle të cilët sot kanë arritur tituj të ndryshëm akademik. Shumë mësues, profesor, mjek , kanë dal nga këto banka të kësaj shkolle.
Në vitin 1967 plaku Nezir Haliti (Mixha Nezë) ndërtoi shkollën me vetë kontribut dhe në pronën e vet në mes të fshatit në afërsi të lagjes Gurinë. Mësues të parë ishin pikërisht të rinjtë e këtij fshati të cilit ishin shkolluar si Rrustem Rrustemi e Halil Halili.
U punua shumë në përshtatjen e terrenit, rrugëve por edhe gjelbërimit. U mbollën drunj të ndryshëm të cilët e zbukuronin ambientin për rreth shkollës. Mësimdhënësit nxënësit gjatë gjithë kohës kanë dhënë kontributin e tyre në krijimin e ambientit më të mire për mësim. Tre vite kaluan, shkolla është e mbyllur, nuk përkujdeset askush. Dëmtimi kulmit , dritareve, dyerve rrezikon shkatërrimin total të sajë.
Një e keqe që po ndodhë në ambientin e jashtëm të shkollës , qytetarë të pandershëm, për përfitime personale kanë filluar edhe prerjen e drunjve dekorues të cilët kanë qenë të mbjellë para hiq ma pak se 48 viteve.
Është përgjegjësi e të gjithë qytetarëve, ku do që jetojnë , ta kthejnë kokën për hire të kaluarës së lavdishme të kësaj shkolle të ngritën në mbrojtjen, ruajtjen e sajë nga keqbërësit. Por, përgjegjësi e pakontestueshme është e organeve komunale dhe ministrisë së arsimit, e edhe e drejtorisë për trashëgimi kulturore që ky objekt i kulturës dhe arsimit, përderisa nuk është bërë vonë të futet nën mbikëqyrjen dhe ruajtjen nga shteti. /Ismet AZIZI/