Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “ Dëshmorët e Vitisë” paralelja e ndarë në fshatin Drobesh ka pranuar një donacion nga Shkolla Amerikane në Kosovë.
Fatbardha Emini, drejtoreshë për Arsim në Viti, bënë të dije se ky donacion do të thotë shumë të ta pasi që përfshinë gjëra të ndryshme në interes të ngritjes së cilësisë në arsim.
“Faleminderit Shkollës Amerikane në Kosovë e cila sot ndau një donacion të vlefshëm për shkollën në fshatin Drobesh me të cilën ata kanë përfituar mjete të ndryshme pune, inventar për shkollë si karrige, tabela, dollapa, kënd të lojërave , libra dhe mjete tjera te cilët do të ndikojnë pozitivisht në procesin mësimor në këtë shkollë”, u shpreh Emini.