Shkolla fillore “Ali Bektashi” paralelja e ndarë në Fshatin Letovicë të komunës së Bujanocit , në vitin 2003 numëronte 210 nxënës ndërsa këtë vit këtu vijojnë mësimet 97 nxënës në ciklin e ulët dhe të lartë fillor dhë janë të angazhuar 20 veta personel arsimorë dhe 3 persona për mirëmbajtje të pastërtisë dhe nxemjes së objektit.
Qeverisja lokale në Bujanoc në vitin 2003 me ndihmën e donatorëve vendor dhe të huaj kishte ndërtuar një objekt të ri, mirëpo personeli arsimor shprehet se mungojnë kushte dhe se i duhet një investim i vogël.
Ali Latifi profesor i Fizikës dhe lëndës së Informatikës, njëherit edhe përgjegjës për shkollën në Letovicë, për Titulli.com është shprehur se mungojnë kabinetet dhe mjetet tjera për punë praktike që do ti mundësonin nxënësve kuptimin sa më të mirë të njësive mësimore.
“Shkolla jonë tani posedon vetëm kabinetin e Informatikës i cili i plotëson kushtet për punë dhe është i furnizuar me kompjuterë. Në vitin 2003 kishte 210 nxënës kurse tani mësimet i ndjekin vetëm 97 nxënës, atëherë kishim klasë me nga 25 deri në 32 nxënës kurse tani 8 deri 18 nxënës”, deklaroi Latifi.
Të njëjtin mendim ka edhe Ibrahim Rrustemi, mësimdhënës i lëndës fetare në këtë shkollë i cili theksoi se ka mungesë të kushteve për zhvillim normal të procesit edukativo-arsimorë dhe ambienti i jashtëm duhet të rregullohet më shumë.
“Interesimi i nxënësve për të mësuar është i kënaqshëm por mungojnë ambiente të pastër për aplikimin e punës praktike në lëndën tonë. Gjithashtu shkollës sonë i duhet edhe një ambient më i pastër dhe rregullimi i oborrit që është në kushte të mjerueshme”, ka thënë për Tituli.com Rrustemi.
Sipas Ali Latifit stafi pedagogjik është i lëndëve përkatëse dhe se disa herë gjatë viteve të kaluara kishin nxënë vendin e parë nëpër gara të ndryshme brenda shkollës dhe gara tjera lokale e rajonale.
Mësimdhënësit, nxënësit dhe përfaqësuesit e kësaj shkolle paralele e ndarë e shkollës fillore “Ali Bektashi” në Nesalcë presin një ndihmesë nga pushtetit lokal për përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe kabineteve përkatëse.