Shkolla fillore e mesme e ulët “Dom Mikel Tarabulluzi” në Stubëll të Epërme, është përfituese e grandit prej 70.000 eurosh të ndarë nga Qeveria e Japonisë, nëpërmjet ambasadës së saj në Vjenë.
I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të këtij granti, ishte edhe ministri I ambasadës së Japonisë në Vjenë Kaziuku Takeuqi dhe sekretari i parë i kësaj ambasade Seiji Kodana. Nënshkrimin e këtij granti e bënë kryetari I komunës Sokol Haliti së bashku me drejtorin e shkollës së Stubllës Marjan Ukaj. Ky grant parasheh ri vitalizimin e shkollës “Dom Mikel Tarabulluzi” dhe si I tillë është ndarë në gjashtë komuna të Kosovës, mes të cilave ishte përzgjedhur edhe komuna e Vitisë.