Shkolla e Muzikës në Gjilan prezanton sukseset e nxënësve të saj në Trieste të Italisë.
“Me krenari ju njoftojmë se nxënësit tanë të talentuar nga Shkolla E Muzikës Gjilan ; klasa prof. Arife Kastrati- flautë, kanë arritur suksese në garën ndërkombëtare të flautit “Ars Nova,” e cila u mbajt në Trieste, Itali”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle, në faqen e saj zyrtare.
më tej thuhet edhe:
Nxënësit tanë interpretuan vepra shqiptare te cilat janë nje thesar kulturor që magjepsin botën dhe dëgjohen me shumë vëmendje.
Përfaqësueset tona demonstruan pasion, dedikim dhe aftësi të shkëlqyera muzikore, duke fituar:
1.Eda Ramadani kategoria A çmimi III
2. Amra Zeqiri Kategoria B çmimi III
3. Anila Mavriqi Kategoria C çmimi III
Ky sukses është një dëshmi e punës së palodhur të nxënësve dhe përkushtimit tonë në zhvillimin e talenteve të reja. Shprehim falënderimet tona për organizatorët e garës, familjet e nxënësve dhe të gjithë ata që mbështesin muzikën dhe artin.
Urime nxënësve tanë për këtë arritje dhe suksese te metutjeshme!
Ky projekt eshte organizuar nen patronatin e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/