Të shtunën në Prishtinë, janë zhvilluar garat e robotikës “Kosova Makers League” në të cilën Vitia është përfaqësuar nga nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Vitisë“.
Në këto gara nga kjo shkollë kanë marrë pjesë dy grupmosha, kurse grupmosha prej klasave 6-9 ka zënë vendin e tretë në nivel vendi.
Bëhet fjalë për nxënësit e kësaj shkolle Dion Aliu , Valon Zuka, Elion Rexhepi dhe Erza Haziri të cilët nën përkujdesjen e mësimdhënësit, Burim Jashari kanë treguar suksese të larta në garat e robotikës.
Ndërkaq në këtë garë nga shkolla „Dëshmorët e Vitisë“ të klasave 1-5 kanë garuar grupi me nxënësit: Altea Ahmeti, Rion Jashari, Yllzon Halili, Indrit Bajrami.
Drejtoresha për Arsim në Viti, Fatbardha Emini, i përgëzoi nxënësit për sukseset e arritur dhe falënderoi mësimdhënësin, Burim Jashari i cili ka punuar shumë me ta që të jenë të suksesshëm në këtë garë.
Fotot: Sh.m.f. u “Dëshmorët e Vitisë”