Shkolla fillore “Abdullah Tahiri” në Malishevë, ka pranuar donacionin prej dhjetë laptopë dhe mjete shkollore e sportive.
I pranishëm ngjarje ka qenë kryetari Lutfi Haziri, nënkryetari Arbër Ismajli, drejtorët komunalë, Nazim Gagica e Deniza Limani, sikurse edhe Rashit Sahiti, drejtor i shkollës dhe Latif Maliqi, kryetar i Këshillit të fshatit.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar donatorët, Qemajl Aliu dhe Mehmetali Hysenin, për këtë mbështetje që është tejet e rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit mësimorë dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Ai e falënderoi edhe Shoqatën “Malisheva” me seli në Zvicër, për kontributin e madh e në vazhdimësi në të mirë të komunitetit.
Më pas, Haziri me bashkëpunëtorët kanë mbjellë drunj dekorativ në parkun që u emërua “Parku i Mërgimtarit”./2LONLINE.com/