(2LONLINE) – Në këtë përvjetor të pestë të shkollës fillore 17 Shkurti edhe këtë vit nuk munguan përgatitjet, recitime të poezive nga nxënësit dhe të shoqëruara me valle. Për nder të shënimit të pesëvjetorit të saj, nuk munguan as institucionët e Komunës ku në këtë përvjetor ishte prezent Drejtori për Arsim Agim Shkodra, Kryesusi i Kuvendit Komunal Bajram Dermaku etj
Drejtori për Arsim në Komunën e Kamenicës, Agim Shkodra ka përshëndetur të pranishmit dhe ka uruar për pesë vjetorin e shkollës.
Drejtori i kësaj shkolle, Fahredin Keka ka folur para të pranishmëve për historikun e kësaj shkolle.
“Shkolla shqipe në fshatin Muçiverc për herë të parë eshte hapur ne vitin 1948-9, ku si mesues i pare ishte Shaban Zylfiu nga Kopernica i cili kishte mbledhur afer 50 nxenes te rinje dhe te reja per ta vazhduar mesimin ne gjuhen shqipe.
Mësimi zhvillohej në kushte tejet të vështira në mejtepin e xhamisë i cili vazhdoj deri në vitin 1954 pastaj u ndërtua shkolla fillore dyklasëshe e cila punoi deri në vitin 2004 ku për fatë të keq e kishte kapluar zjarri, me c’rast u pamundësua mësimi në të dhe nxënësit vazhdonin mësimin në ambulancen e fshatit në kushte tejet të vështira, deri në ngirtjen e bojektit të ri shkollor i cili u ndërtua me kontributin e UFORK-ut dhe agjensisë Evropiane për Rindertim komunës dhe kontributit të qytetarëve nga diaspora e lokaliteti i fshatit Mucive
Të ndëruar nxënës sot kur kremtojmë ditën e shkollës 17 Shkurti na kujton ditën e madhe të 17 Shkurtit 2008, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, atë ditë ku Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, andaj jemi të privilegjuar që shkolla jonë mban emrin 17 Shkurti” tha në fjalën e tij, drejtori i shkollës Fahredin Keka./2lonline/