Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Magbule Shkodra, ka thënë se në vazhdën e zhvillimeve politike, janë shtuar zërat se ndoshta duhet të shkohet në zgjedhje të reja. Sipas saj, është absurd i llojit te vet dhe i të gjithë atyre që për interesa personale dhe partiake proklamojnë këtë opsion.
Shkodra mendon se Kosova ka nevojë për reformë zgjedhore para se të mendohet që të organizohen zgjedhjet e ardhshme, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Nënkryetare e AAK-së thotë se problemet e shumta, që kanë qenë të pranishme edhe në proceset e kaluara zgjedhore, fatmirësisht u shpërfaqen haptas në këto zgjedhje të fundit, andaj është domosdoshmëri reforma zgjedhore.
“Shpresoj që fituesit, si të doni quani, të parët dhe të dytët e këtyre zgjedhjeve, t’i hapin rrugë formimit të institucioneve dhe prioritet ta kenë, ndër të tjera, reformën zgjedhore” thotë Shkodra, për të lënë edhe porosinë “ta duam më shumë se partinë, Kosovën”, transmeton 2LONLINE.com,